Pa një forcë pune të mirëtrajnuar, të mirëpaguar dhe përmirësim të vazhdueshëm të saj, një komb nuk mund të konkurrojë të tjerët. Vendet e zhvilluara kapitalin njerëzor dhe shfrytëzimin e tij e kanë aktualisht një nga strategjitë kryesore. Por si ta zgjedhim profesionin e jetës?
Ky është një nga momentet më të rëndësishme dhe më të vështira në jetën e çdokujt. Ndonjëherë ndodh të jetë zgjedhje rastesorë e ndonjëherë si pasojë e një studim të tregut mes kërkesave dhe ofertave apo edhe një trashëgimie familjare.
Vitet e fundit është vënë një theks i veçantë në arsimin profesional. Por zgjedhja e një profesioni përmes politikave të orientuara ose jo, mbetet ende një mision i vështirë edhe për vendet e zhvilluara të BE-së.
Për të diskutuar mbi profesionet që zgjedhin shqiptarët, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar zv. Ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi, ish- Miss Shqipëria, Arnita Beqiraj, Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, deputeti Kastriot Islami, lektori i një universitati privat, Agim Kukeli dhe eksperti i ekonomisë Artan Hoxha./tvklan.al