“Vendimi për lirimin i pambështetur në ligj e fakte”

Prokuroria e Posaçme kërkoi kthimin në burg të ish-deputetit Alqi Bllako, me anë të ankimit të dorëzuar këtë të hënë kundër vendimit të gjyqtares Irena Gjoka, që e liroi në “Arrest shtëpie” disa ditë më parë.

I hetuar në qeli që prej 1 Prillit 2022, për dyshimet se ka shpërdoruar detyrën dhe është korruptuar për favorizimin e kompanisë fituese të konçensionit të inceneratorit të Fierit, ai fitoi lirinë më argumentet se gjendja familjare është e rënduar, ka fëmijë të mitur për tu kujdesur dhe se hetimet për dosjen janë drejt fundit.

Por për SPAK, këto nuk janë argumente ligjore dhe janë të pamjaftueshme për të ndryshuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, që sipas prokurorisë është e nevojshme të vijoj për të mos cenuar hetimin dhe rrezikuar largimin e ish deputetit socialist.

Tashmë beteja për lirinë do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit, e cila pritet të hedh në short ankimin për të caktuar gjyqtarin që do shqyrtojë kërkesën. 

Tv Klan