Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio pas takimit të G7 në Quebec ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën është shprehur se ka arsye për të qenë optimist për marrëveshjen e armëpushimit të Ukrainës, por shton se nuk do të jetë e lehtë.

Rubio thotë se SHBA-të mendojnë se janë disa hapa më afër fundit të luftës, por është një udhëtim me shumë hapa.

Sekretari Rubio thotë se çdo vend ka të drejtë të mbrojë veten dhe territorin e tij. Ai thekson se është shumë e vështirë të negociosh paqen e qëndrueshme në mes të një lufte të vazhdueshme.

Rubio ripohon se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është përmes një procesi negociatash. Ai thotë se të dyja palët duhet të bëjnë lëshime, për të arritur në një armëpushim. Ai thekson se luftimet duhet së pari të ndalen përpara se të gjitha palët të mund të negociojnë paqen e qëndrueshme. 

/tvklan.al