Prokuroria e Elbasanit i kërkoi gjykatës të shpallë fajtor Erion Llapushin dhe ta dënojë atë me 20 vite burg për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku, ngjarje e regjistruar në Tetor 2021.

Hetimet treguan se Llapushi shkon në restorantin ku shërbente kamarieri dhe pas një debati me fjalë, ngrihet nga tavolina, e kanos atë edhe me një thikë që gjen në tavolinën e lokalit dhe pas pak sekondash e godet me grushte.

Dhuna që Llapushi ushtroi nga kamarierit e la atë në gjendje të rëndë disa ditë në spital ku dhe humbi jetën.

Motiv për ngjarjen besohet të ketë qenë mungesa e rezervimit në restorant nga Llapushi.

Ky i fundit ndodhet në arrati që prej vitit 2021 dhe në 2022 u konsiderua nga Policia e Shtetit si një nga 5 personat më të kërkuar në vend dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore në mesin e Laert Haxhiut, Talo Çelës, Jani Alisë dhe Ibrahim Licit.

36-vjeçari ka precedent kriminal në krimet kundër jetës, i dënuar për gjobëvenie nga ish-Krimet e Rënda. 

Tv Klan