Dod Mamli, 67 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në Zhejë të Kurbinit. Ngjarja dyshohet se ka si motiv gjakmarrjen, por nuk përjashtohen as pistat e tjera, si ajo e pronësisë.

Gazetari Martin Marku ka sjellë detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Aktualisht është e pamundur të identifikohen autorët, për shkak të zonës së thellë malore ku është kryer atentati.

Atje nuk ka kamera sigurie e siç duket autorët kanë shfrytëzuar terrenin e pyllëzuar dhe mungesën e dritës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të gazetarit Marku, viktima Mamli ka marrë 3 plumba, 1 në kokë dhe 2 në trup, çka i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

(Pamje nga vendi i ngjarjes)


Për shkak të terrenit të thyer dhe rrugës së armotizuar, autoambulanca ka mbërritur 3 orë me vonesë në vendin e ngjarjes për të tërhequr trupin e pajetë të Mamlit.

Hetimet për këtë ngjarje vijojnë, ndërsa sipas burimeve të Klan News, policia ka shoqëruar disa persona./tvklan.al