Së paku 93 persona kanë vdekur në Bangladesh gjatë përleshjeve të ashpra mes policisë dhe protestuesve antiqeveritarë të dielën.
Trazirat filluan kur liderët e studentëve thirrën protesta për të kërkuar dorëheqjen e kryeministres së vendit, Sheikh Hasina, e cila në janar të këtij viti fitoi mandatin e katërt radhazi qeverisës.
Gazeta e përditshme e vendit, Prothom Alo, raportoi se në mesin e viktimave janë edhe14 policë.
Kryeministrja Hasina duke refuzuar dorëheqjen tha se ata të cilët janë përfshirë në “sabotim” dhe në shkatërrimin e vendit në emër të protestuesve“nuk janë më studentë, por kriminelë”.
Tv Klan