Bukureshti kaloi një natë të trazuar, pasi mbështetësit e kandidatit të së djathtës radikale Călin Georgescu u përleshën me policinë jashtë selisë së komisionit të zgjedhjeve. Mijëra mbështetës protestuan dhunshëm pasi komisioni zgjedhor nuk e regjistroi si kandidat për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Maj.

Komisioni argumentoi se 62-vjeçari nuk i përmbush kriteret për t’u regjistruar në zgjedhje. Ai është nën hetim për “deklarim të rremë të të burimit të të ardhurave të fushatës“, i panjohur më parë në publik, renditja e papritur në krye e tij në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Nëntorit, bëri që Gjykata Kushtetuese ta anulonte gjithë procesin. Vendimi u mor pasi shërbimet vendase të inteligjencës zbuluan se ai ishte mbështetur fshehurazi nga Moska, përmes të paktën 800 profileve të dyshimta në TikTok.
Georgescu kishte paralajmëruar ndërprerjen e ndihmës financiare për Ukrainën. Për këtë arsye, u vlerësua se zgjedhjet cenonin sigurinë e vendit.
Në një reagim pas përjashtimit nga zgjedhjet e Majit, Georgescu tha në Facebook se Rumania është nën sundimin e tiranisë. Në mbështetje të tij doli edhe miliarderi Elon Mask, në rolin e këshilltarit të presidentit amerikan Donald Trump për të cilin vendimi i autoriteteve është “i çmendur”.
Tv Klan