Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë anuluar 83% të programeve të USAID pas rishikimeve 6-javore. Lajmin e dha Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Sipas tij, 5200 kontrata janë anuluar. Ai bëri me dije se synon që 1000 programet e mbetura të administrohen në mënyrë më efektive nga DASH. Por kjo duhet të bëhet në konsultim me Kongresin.
“Pas një rishikimi 6-javor po anulojmë zyrtarisht 83% të programeve të USAID-it. 5200 kontratat që janë anuluar tani shpenzonin dhjetëra miliarda dollarë në një mënyrë që nuk i shërbenin (dhe në disa raste e dëmtonin), thelbin e interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Në konsultim me Kongresin synojmë që 18% të programeve të mbetura që po mbajmë (përafërsisht 1000) të administrohen më efektivisht nën Departamentin e Shtetit”, tha Rubio.
Në fund ai falenderoi edhe Departamentin e Eficencës Qeveritare të Elon Musk.
“Punuan orë shumë të gjata për ta arritur këtë reformë të vonuar dhe historike”, tha Rubio.
USAID u mor nën kontrollin e DASH pas një urdhri të Donald Trump për të rishikuar të gjitha fondet që qeveria amerikane jep për agjencitë e saj në mbarë botën. Vendimi preku edhe Shqipërinë, ku u rishikuan të gjitha programet e ndihmës në vendin tonë./tvklan.al
After a 6 week review we are officially cancelling 83% of the programs at USAID.
— Marco Rubio (@marcorubio) March 10, 2025
The 5200 contracts that are now cancelled spent tens of billions of dollars in ways that did not serve, (and in some cases even harmed), the core national interests of the United States.
In…