Mijëra aktivistë në Gjermani protestuan të premten për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet klimatike përpara zgjedhjeve federale që do të mbahen me 23 shkurt të këtij viti.

Aktivistët thonë se kriza klimatike është injoruar si çështje në zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas tyre debatet për emigracionin dhe ekonominë e ka lënë në hije urgjencën që ka kjo çështje.

Me pankarta në duar, ku shkruhej: “E drejta në një të ardhme, në vend të një të ardhmeje të djathtë” protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit pranë parlamentit.

Protesta u organizua nga “Friday for Future”, një lëvizje globale e grevës klimatike e udhëhequr nga të rinjtë, e fokusuar në promovimin e ndërgjegjësimit për krizën klimatike dhe luftën për ndryshim.

Sipas Lëvizjes në protesta pjesëmarrësit e tejkaluan shifrën 100 000 nga 150 vende të gjithë Gjermanië.

Protestat vijnë pak më shumë se një javë përpara se gjermanët të shkojnë në qendrat e votimit për të votuar në ato që janë quajtur si zgjedhjet më vendimtare në historinë e fundit të vendit.

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) duket se po shkon drejt rezultatit më të fortë të zgjedhjeve kombëtare deri tani këtë muaj.

Ata shpesh kanë sulmuar politikat e gjelbra dhe kanë shprehur dëshirën për të mos vendosur asnjë veprim për të trajtuar krizën.

Sondazhet e vendosin AfD-në në vendin e dytë përpara zgjedhjeve kombëtare që po afrohen shpejt dhe parashikohet të sigurojë rreth 20% të votave.

/tvklan.al