Një gazetare në Rusi është gjobitur, për shkak se gjatë një transmetimi televiziv në vend, ajo ndërpreu edicionin e lajmeve teksa në duar mbante një pankartë ku thuhej, ‘’Jo luftës”, duke dalë hapur kundër operacionit ushtarak në Ukrainë.
Pas shoqërimit të saj dhe marrjes në pyetje për rreth 14 orë, Marina Ovsyannikova u shpreh se nuk kishte mundur të flinte për rreth dy netë, dhe nuk i është dhënë ndihma e nevojshme, shkruan CNN.
‘’Mos kini frikë, nuk mund të na burgosin të gjithëve. Marrja në pyetje zgjati 14 orë dhe nuk kisha mundësi të kontaktoja me familjen time apo edhe me avokatin”, u shpreh ajo.
Gazetarja u gjobit edhe me 30,000 rubla, që i bie afërsisht 280 dollarë.
Mijëra njerëz kanë mbushur sheshet në qytetet kryesore të Rusisë, si në Moskë apo edhe në Shën Petërburg, duke protesuar kundër luftës në Ukrainë. Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur Presientin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës, e cila ka hyrë në ditën e 21-të./tvklan.al