Belajdi Pusi është lojtari i radhës shqiptar që do të vazhdojë karrierën në Rusi. Sulmuesi ka kompletuar transferimin te skuadra e Fakel Voronezh.
Ky ekip lufton për mbijetesën në Superligën Ruse dhe Pusi shihet si afrim i rëndësishëm, për të siguruar qëndrimin në elitë.
Futbollisti 27-vjeçar nga viti 2023 luante në Azerbajxhan, ku fillimisht ishte pjesë e Turan Tovuz dhe më pas kaloi te Shamakhi. Mësohet se transferimi i Pusit i ka kushtuar 100 mijë euro arkave të klubit rus.
Më herët sulmuesi ka luajtur me Skënderbeun në Shqipërinë dhe me Vllazninë, skuadrën e vendlindjes. /tvklan.al