Gazetari Enton Abilekaj shprehet se sipas tij, reagimi i Ramës që nga mëngjesi i ditës së sotme, ka qenë një shkelje totale e SPAK-ut. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Abilekaj thotë se Kryeministri Rama ka bërë një puç ndaj drejtësisë së re.

Enton Abilekaj: Reagimi i Ramës që nga mëngjesi dhe deri më tani ka qenë një shkelje totale e SPAK-ut, e ligjit. Filloi me mbledhjen e të gjithë administratës. Kërkonte Policia ndihmë për të rrethuar perimetrin e sigurisë së një institucioni të sigurisë së lartë dhe presioni vijon prapë. Këtë ka bërë Rama sot. Sapo ju prek një njeri që e kishte për të mbledhur votat, Rama bëri një puç ndaj drejtësisë së re. Sot u pa shumë qartë se çfarë mendon Rama për drejtësinë e re.

Blendi Fevziu: Po vendimi i SPAK-ut për arrestimin e Veliajt?

Enton Abilekaj: Unë nuk nuk gjykoj dot me aq prova sa ka parë unë për prishjen e provave dhe për 3 kushtet kryesore për masën e arrestit, mendoj se Veliaj e plotëson të paktën njërin nga kushtet.

/tvklan.al