Të ftuar:
Doreada Mio– gazetare
Deada Hyka– gazetare
Albana Ruçi– gazetare
Erion Korini
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta gatimi nga zonja Vjollca
Tavë kosi
1 kg mish qingji ose dashi
2 lgj gjalpë
2 lgj miell
350 ml lëng mishi
1 kg kos
2-3 vezë
2 lgj oriz gjysmë i zier
Kripë dhe piper i zi
Pak piper i kuq
Shpëlajmë orizin dhe e vendosim në ujë të valuar. E ziejmë vetëm për 7-8 min, më pas e kullojmë dhe e lëmë mënjanë. Mishin e qengjit e ndajmë në copa dhe e marinojmë pak me kripë dhe piper të zi e më pas e vendosim në tavën ku do të gatuhet përfundimisht. Shtojmë në tavë 2 gota ujë dhe e vendosim në furrë për ta pjekur (jo plotësisht) në temperaturë 180 -190 gradë për 40 min.
Shkrijmë gjalpin në një tenxhere dhe e kaurdisim miellin për 3 minuta pa i dhënë ngjyrë. E shuajmë me lëngun e mishit dhe e përziejmë derisa salca të fillojë të trashet e të bëhet kremoze. Ulim temperaturën dhe shtojmë kosin duke e përzierë ngadalë gjithmonë në temperaturë mesatare. Vazhdojmë përzierjen derisa kosi të fillojë të ngrohet (por jo të marrë valë) se pritet.
Përziejmë vezët dhe i shtojmë në tenxhere me kos duke i përzierë ngadalë. Fikim zjarrin, largojmë tenxheren, rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Në tavën me copat e mishit shpërndajmë orizin gjysmë të zier e mbi të shtojmë salcën e përgatitur me kos duke lagur dhe copat e mishit. Vendosim mbi copat e mishit nga një copë me gjalpë dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 190 – 200 gradë për 20-25 min. Nëse dëshironi 10 min e fundit të pjekjes mund të shtoni 1 lugë gjelle gjalpë të shkrirë me pak piper të kuq, duke e spërkatur në sipërfaqe.
Kulaç me ullinj dhe rigon
450 gr miell
300 ml ujë
1 lç maja e thatë (5 gr)
1 lç sheqer
1 lç kripë
1 lgj vaj ulliri
Ullinj jeshil ose të zinj
Vaj ulliri për lyerjen e kulaçit
Kripë
Rigon i thatë
Në një tas vendosim miellin, majanë, gjysmën e ujit, sheqer, gjysmën tjetër të ujit. Përziejmë brumin me lugë druri, shtojmë një lugë gjelle vaj, kripë dhe vazhdojmë përzierjen sërish. Mbulojmë tasin me celefon dhe e lëmë të pushojë për 45 minuta. Më pas lagim duart me ujë dhe palosim brumin nga të gjitha anët, duke nisur nga anët dhe duke e sjellë në mes. E mbulojmë përsëri tasin me celefon dhe e lëmë brumin të dyfishohet 1-3 orë. Më pas vendosim 1 dorë miell semola në tavolinë. Punojmë shumë lehtë brumin, pa e ngjeshur atë dhe pasi kemi lyer tavën me vaj, vendosim brumin në tavë duke e lyer sipërfaqen e tij me vaj. Vendosim ullinjtë tek tuk. E spërkatim sipërfaqen me pak kripë dhe rigon. E pjekim në furrën e parangrohur në 220 gradë duke e vendosur tepsinë fillimisht në bazë për 15 minuta e më pas në qendër për 10 minuta. Gjithsesi gati 25 minuta.
Një fle në 4 të mëngjesit, një zgjohet… Rutina e veçantë e gjumit
Zog mëngjesi apo buf nate, zakonet për një ditë të mbarë
Nga ndryshojnë njerëzit që pëlqejnë natën e vonë nga ata që duan mëngjesin e herët?