Të ftuar:

Megi Lekbello: Endokrinologe
Enkeleida Ferrollari: Nutricioniste

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Pite e shpejtë me pulë ( pa peta )

4-6 kofsha pule

-Për marinimin e mishit

1 qepë
1 kub Magi pule
Kripë + piper të zi
0.5 lugë çaj piper të kuq
3 lugë gjelle vaj

-Për brumin

400 gr miell
1 lugë çaj pluhur pjekës
3 vezë
Kripë
1 gotë kos
1 gotë qumësht
1 gotë krem kosi
100 ml vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
1 gotë kos për lyerjen e pitës në fund

Pastrojmë kofshët ose shpatullat e pulës. Në një tas vendosim 1 lugë gjelle qepë të grirë shumë hollë në rende. Thërrmojmë në të një dado pule. Shtojmë 1 lugë kafe piper të kuq, shumë pak kripë, piper të zi dhe 3-4 lugë gjelle vaj luledielli. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit e marinimit. Me ndihmën e një furçe lyejmë mirë copat e mishit nga të gjitha anët. I mbulojmë copat e mishit me një celofan dhe i vendosim ato në frigorifer për 30 minuta.

Në një tas tjetër kalojmë miellin në sitë. Shtojmë në të pluhurin pjekës e më pas 3 vezë, kremin e kosit, + vaj. I përziejmë mirë këta përbërës deri sa të na formohet një brumë mesatar. Shtojmë pak kripë e më pas gjysmën e qumështit duke parë kosistencën e brumit, i cili duhet të jetë në përfundim si një brum krepash. Qumështin mund të mos ta hedhim të gjithë, kjo varet nga madhësia e vezëve.

Lyejmë një tepsi mesatare me yndyrë dhe e vendosim në furrë për t’u nxehur. Ndërkohë nxehim mirë një tigan dhe kalojmë kofshat e pulës në të për t’i pjekur sa të zverdhet mishi rreth e qark. Nivelojmë brumin në tepsinë e nxehtë. Baza me brumë nuk duhet të jetë më e trashë se 1,5 cm.

Vendosim mbi brumë kofshët e pulës gjysmë të pjekura e më pas vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë për 40 minuta. Pasi e nxjerrim piten nga furra e lyejmë sipërfaqen e saj me kos dhe e shërbejmë me një sallatë.

Shumë mollë, pak sheqer dhe pak brumë ( Milefolje me mollë )

2 vezë
1 maje kripë
4 lugë gjelle sheqer ( 80 gr )
1 lugë çaj lëkurë limoni
40 gr gjalp ( i tretur )
4 lugë gjelle miell ( 80 gr )
1 lugë çaj pluhur pjekës
4-5 mollë + 1 lugë çaj kanellë
1 limon
Letër pjekje

Në një tas përziejmë vezët me pak kripë, shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë përzierjen derisa sheqeri të shkrijë. Shtojmë lëkurën e limonit dhe gjalpin e tretur e përziejmë e më pas shtojmë miellin + pluhurin pjekës i përziejmë mirë dhe lëmë brumin mënjanë. Nëse dëshironi mund të shtoni dhe pak kanellë. Qerojmë mollët nga lëkura dhe farat e më pas i presim ato në feta shumë të holla. I spërkasim me pak lëng limoni që mollët të mos oksidohen e më pas i shtojmë ato në tepsi me brum. I përziejmë mirë. Në një tepsi të vogël drejtkëndësh 20 cm x 10 cm. Vendosim letër pjekje, shtojmë brumin e përgatitur me mollë i ngjeshim ato me spatul dhe i pjekim në temperaturën 180 gradë për 50-60 min. Pasi ëmbëlsira të piqet e nxjerrim nga furra dhe lyejmë sipërfaqen me recel kajsie ose mjaltë, si të dëshironi ju.

Si të kuptoni që keni probleme me tiroidet, pasojat që sjellin në shëndet?

Të gjitha pyetjet për tiroiden

Quiz Comodita Home