Udhëtimet jashtë vendit pas 6 muajsh?
Vendet në mbarë globin kanë mbyllur kufijtë, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Fluturimet ajrore janë pezulluar e po ashtu edhe linjat tokësore e detare.
Askush nuk e ka të qartë se deri kur do të zgjasin kufizimet.
Por revista prestigjioze e ekonomisë, Bloomberg shkruan se udhëtimet jashtë vendit do të jenë të mundura me gjasë vetëm pas 6 muajsh.
Në këto kushte, edhe nëse pandemia do të marrë fund, verën gjithkush do ta kalojë në vendin e tij dhe askush nuk do t mund të pushojë në vende të tjera.
Në këtë listë përshihet edhe Shqipëria. Nëse kufizimet do të lehtësohen brenda vendit, shqiptarët do t’i kalojnë pushimet në bregdetin tonë.
Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën qershor-gusht të vitit të shkuar, 1.7 milion qytetarë shqiptarë udhëtuan jashtë vendit, një pjesë e mirë e të cilëve ishin për pushime.
Sipas bankës së Shqipërisë, një vit më parë shqiptarët shpenzuan 1.2 miliard euro për pushime gjatë 9 muajve të parë të vitit, ndërsa sipas të dhënave të konfederatës së turizmit grek, vetëm në shtetin fqinj janë shpenzuar 236 milion euro në muajt e verës.
Nëse kufijtë do të vazhdojnë të mbahen të mbyllur, edhe kjo kategori do të duhet t’i kalojë pushimet në Shqipëri.
Ndërsa operatorëve turistike do t’u duhet të krijojnë infrastrukturën e duhur për të përballuar fluksin e prenotimeve.
Tv Klan