Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy e përsëriti edhe këtë të premte përpara Senatit se referendumi i 1 tetorit në Katalonjë është i paligjshëm dhe i kërkoi senatorëve shkarkimin e presidentit katalanas, Puigdemont, përmes nenit 155.
“Mund ta kishim aktivizuar nenin 155 që kur u kërkua referendumi, por nuk e bëmë me shpresë së gjërat do të rregulloheshin. Dalja e presidentit Puigdemont në parlament për të shpallur pavarësinë i dha fund gjithçkaje. Qeveria kërkon shkarkimin e Puigdemont, zëvendësit të tij me Oriol Junqueras.”
Sipas mediave spanjolle Rajoy nuk kërkon të mjaftohet me kaq. Prokuroria e Përgjithshme po përgatit akuzat për rebelim ndaj presidentit dhe zv/presidentit katalanas, një akuzë që sipas legjislaturës spanjolle dënohet deri në 30 vite burg.
Në krahun tjetër indipendetistët në Katalonjë paraqitën për votim në parlamentin rajonal një rezolutë për shpalljen e Republikës së Katalonjës. Seanca e u shoqërua me debat të nxehtë që kulmoi me largimin nga salla të dy grupimeve parlamentare që kundërshtojnë shkëputjen nga Madridi.
Ndërkohë në sheshet kryesore të Katalonjës qytetarët ka nisur manifestimet pro pavarësisë.
Në përfundim të fjalës së senatorëve, Senati i Spanjës pritet të mbështesë kërkesën e qeverisë Rajoy për vendimmarrjen e drejtpërdrejtë nga Madridi në Katalonjë.
/Tv Klan