Kryeministri Edi Rama dhe zv.Kryeministrja Belinda Balluku njëkohësisht edhe ministrja e Infrastrakturës dhe Transportit kanë inspektuar punimmet që po bëhen në Rrugën e Komanit në Shkodër.
Zv.Kryeministrja tha se rruga 31 km e gjatë që do të lidh dy hidrocentralet do të shërbejë edhe në zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
“Me rindërtim e kësaj rruge, që është rikonstruksion i thellësishëm, sepse do të kemi eliminim e disa kthesave, do të kemi shtrimin e të gjitha shtresave asfaltike. Do t’i ofrojmë edhe komunitetit një rrugë që do t’i ndihmojë me rritjen e gjithë pjesës së turizmit në këtë zonë”, tha Balluku.
Teksa inspektoheshin punimet, të pranishëm ishin edhe disa banorë që vlerësuan punën e qeverisë Rama.
“Besoj se ky është vetëm fillimi i punëve të mira”, tha një banore.
“Kjo rruga që e kishit me merak, tani do të bëhet dhe do t’i japë shumë siguri dhe qëndrueshmëri gjithë punës që bëhet aty, por do t’I jap edhe shumë hov turizmit”, tha kryeministri Rama.
“Shumë faleminderit prej jush, e bëtë realitet”, tha një banor.
“E di që e keni pritur prej shumë vitesh, por me radhë se nuk bëhen do të gjitha përnjëherë”, tha Rama.
Teksa shkëmbente batuta, qytetari e ka falenderuar kryeministrin Rama i ka propozuar se duhet ti ngrihej një lapidar si ai që është vendosur në Kosovë për presidentin amerikan Bill Clinton.
“Jo, do ta lej me shkrim edhe për së vdekuri jo, për së gjalli e kam në dorë vetë sepse është ndërtim pa leje, por as për së vdekuri jo”, tha Rama.
/tvklan.al