Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur këtë mëngjes pyetjeve të qytetarëve në rubrukinën e tij “Sy m’Sy”. Ai theksoi edhe njëherë rëndësinë e marrjes së pasaportës europiane që sipas tij nuk është thjesht lëvizje e lirë.

“Rrugët, tunelet, infrastruktura janë të rëndësishme për ty indirekte për ty për personalisht. Pasaporta europiane është e rëndësishme indirekte sepse me hyrjen e Shqipërisë në BE, marrja e pasaportës europiane direkte i shkon si përfitim çdo shqiptari. Dhe marrja e pasaportës europiane është shumë më tepër se sa lëvizje e lirë. Sot ne kemi pasaportë që na jep mundësi të lëvizim, por nuk na jep mundësi të ndalojmë, pra që kur hyjmë në një kufi të BE dhe zbresim në një aeroport na fusin në një radhë tjetër. Jemi në një avion me italianë, italianët avullojnë menjëherë, ne jemi në radhë, dalim përpara një polici atje që sheh pasaportën edhe fillon me pyetjet, ku po shkon? Kush të ka ftuar? A ke lek me vete? Sa do të rrish? Kur do ikësh? Pa hyrë akoma kur do ikësh? Dhe ata që duan të rrijnë jo shkojnë bëjnë kërkesë për azil, jo shkojnë futen në punë të zezë. Pra shkurt fjala qytetarë të dorës së dytë, ndërkohë që pasaporta europiane na bënë qytetarë të dorës së parë”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha më tej se pasaportën europiane mund ta marrim vetëm duke i dhënë votën më 11 Maj dhe se vetëm PS mund ta fus Shqipërinë në BE “O e fus unë dhe PS Shqipërinë në BE, ose kjo punë nuk mund të behet për disa vite të tjera”.

“Pasaporta e BE na jep mundësinë që Shqipëria të bëhet sa BE. Pasaportën mund ta marrim nëse bëhemi bashkë më 11 Maj. Do marrim një mandat të fuqishëm për të përmbyllur negociatat pa humbur kohë pa asnjë diskutim të brendshëm këtu jo e lagu se lagu. Minutë për minutë, orë për orë, 2027 janë fundi i negociatave dhe jemi në BE. Fitoret e mia i kam bërë dhe fituar. Hyrja për në BE është fitore për ty. E di ti kur i ka filluar negociatat Mali i Zi, në 2012. E di ti që ne i kemi filluar vjet. E di ti ku gjendet Serbia, jemi ne përpara. E di kur është bërë Maqedonia e Veriut kandidate, në 2005, 20 vjet përpara. E di ti që nuk i ka hap akoma negociatat.

Ça e dini ju hyrjen në BE, e dini çfarë është, do të thotë të kesh pushtet, institucione të besueshme dhe disa standarde bazë. Ne po bëjmë shtet, negociatat janë testi dhe provimi i shtetit. Si thua ti, janë lojëra këto? O e fus unë dhe PS Shqipërinë në BE, ose kjo punë nuk mund të bëhet për disa vite të tjera. Kur ne morëm detyrën nuk na hidhte njeri sytë. Shikoni turizmi, a nuk ishin aty bukuritë natyrore? Po malet nuk ishin aty, po Ksamili? Po Gjirokastra? Apo e solla unë kur mora mandatin e parë. E si ka mundësi të gjitha këto u kthyen në destinacione. Puna ditë natë or ti djalë”, u shpreh Rama.

/tvklan.al