Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e partive politike në listën për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Sipas shortit të hedhur, Partia Demokratike me koalicionin “ Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është e radhitur e para, ndërsa Partia Socialiste e pesta.
Renditja e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 Majit:
- PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore
- Lëvizja Bashkë
- Lëvizja Atdheu
- Koalicioni euroatlantik
- Partia Socialiste
- Nisma Shqipëria Bëhet
- Aleanca Kombëtare Shqiptare
- Aleanca Demokratike e Re
- Djathtas për zhvillim
- Partia Mundësia
- Partia Social-Demokrate e Shqipërisë
/tvklan.al