Kryeministri Edi Rama ka folur sërish, në rubrikën “Sy m’sy” për mundësinë e marrjes së pasaportës europiane për çdo shqiptar deri në vitin 2030.
Kryeministri duke iu përgjigjur komentuesit i cili i kërkoi t’i thotë kryeministres italiane Giorgia Meloni që t’ia sigurojë pasaportën italiane, Rama tha se atë mund ta marrë në Shqipëri nëse e voton PS-në në zgjedhjet e 11 Majit.
“Nuk kam pse i them Melonit për pasaportë italiane se kam timen njësoj si tënden. Po ne të dy duhet të bëhemi bashkë në 11 Maj marrim pasaportën europiane të Shqipërisë, njësoj si italiania dhe francezja. Më jep votën mua dhe PS në 11 Maj dhe ne do të japim pasaportën e BE. Pasaporta evropiane merret kur ke bërë shtet dhe shteti nuk bëhet si komentet në Facebook, por unë po të paralajmëroj se ne do të bëhemi”, tha Rama./tvklan.al