Në një auditim performance të Kontrollit të Lartë të Shtetit për efektivitetin dhe sigurinë e barnave që qarkullojnë në Shqipëri thuhet se në vitet 2020-2023 janë hedhur në qarkullim mijëra pako barnash të importuara nga vende si India, Bangaldeshi, Kina pa iu kryer analizat fiziko-kimike.
Të gjitha barnat janë vënë në qarkullim pa u kryer analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
Rezulton që për periudhën nën auditim që përfshin vitet 2020-2023 janë importuar 48 lloj barnash nga India, Kina, Koreja e Jugut, Bangladeshi dhe Singapori nëpërmjet 75 autorizimeve të ministres së Shëndetësisë.
Në total janë importuar 763,721 pako barna nga vendet e mësipërme dhe 600,000 doza vaksina Covid 19”.
KLSH nënvizon se këto barna janë ilaçe antiretrovirale kundër HIV AIDS, vaksinë polimeliti, vaksinë COVID 19, vaksinë kundër difterisë, tetanozit dhe kollës së mire, ilaç kundër shtatzënisë së padëshiruar, vaksinë gripi sezonal, vaksinë hepatiti B, vaksinë kundër tërbimit, aniviral Covid 19, vaksinë rotavirus ethe, kolle, diarre, vaksinë e indikuar për parandalimin e gastroenteritit, vaksinë për ethet e verdha, ilaç antiretrovirale HIV për fëmijë, vaksinat për fruthin.
Audituesit e KLSH-se vlerësojnë se pavarësisht se në vend lejohen importet e këtyre barnave me autorizim ministri sipas nevojës që ka tregu, është detyra e institucioneve shqiptare që të bëjnë analizat dhe kontrollin e tyre.
Klan News