Real Madrid fitoi Kupën Interkontinentale. Spanjollët triumfuan në finale ndaj meksikanëve të Pachuca, me rezultatin e pastër 3-0.
Siç edhe pritej, në Lusail të Katarit, ishte një finale e dominuar totalisht nga skuadra e Ancelotti-t.
Kylian Mbappe zhbllokoi sfidën në minutën e 37-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, Rodrigo dyfishoi shifrat me një supergol në minutën e 53-të.
Vinicius Junior vulosi takimin në 3-0, duke shënuar me penallti në minutën e 84-të. Real Madrid fitoi Kupën Interkontinentale, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti u bë trajneri më i suksesshëm në historinë e spanjollëve, me 15 trofe të fituar. /tvklan.al