Sezoni aktual, mund të quhet si një nga më të vështirët në karrierë për sulmuesin Rafael Leao.

I kthyer në idhullin e tifozëve të Milanit prej disa sezonesh, sulmuesi po has vështirësi të mëdha me trajnerin Paulo Fonseca.

Tekniku portugez, e ka lënë në stol Leao-n, për katër ndeshje radhazi, duke preferuar Okafor-in në vendin e tij.

Megjithatë, Leao do të rikthehet të luajë titullar në sfidën e kësaj të marte në Champions League. Portugezi, është projektuar titullar, në takimin ndaj Real Madrid, në “Santiago Bernabeu”.

Është mundësia e artë që lojtari të tregojë potencialin e tij dhe për të shpresuar në një gol të shënuar, që do e ndihmonte për të ardhmen. /tvklan.al