Milani duket se ka humbur busullën. Pas eliminimit nga Champions League, kuqezinjtë pësuan një tjetër disfatë, këtë herë në kampionat.

Torino triumfoi ndaj Milanit në shtëpi me rezultatin 2-1. Ndeshja nisi malore për miqtë, që e panë veten në disavantazh në minutën e 5-të. Pas një gafe në mbrojtje, Maignan në tentativë për të larguar topin, e përplasi atë te Thiaw dhe shkaktuan autogol.

Milani tentoi të gjente barazimit, por rezultati nuk ndryshoi në pjesën e parë, edhe për shkak të portierit Milenkovic-Savic, i cili në minutën e 32-të, priti penalltinë e Christian Pulisic.

Skuadra e drejtuar nga Sergio Conceicao, barazoi shifrat në minutën e 74-t me Tijjani Reijnders, i cili përfitoi nga një top i marrë në zonë dhe e ndali në rrjetë.

Megjithatë baraspesha zgjati vetëm 2 minuta. Gineitis përfitoi nga një pakujdesi në mbrojtjen e Milanit dhe riktheu avantazhin për Torinon, duke mposhtur portierin Maignan.

Këtë avantazh, vendasit e ruajtën deri në fund, për të marrë 3 pikët. Me këtë humbje, Milani mbetet në vendin e shtatë me 41 pikë dhe zona Champions bëhet gjithnjë dhe më e vështirë.

Në krahun tjetër, Torino renditet në vendin e 11-të me 31 pikë të grumbulluara. /tvklan.al