Hidhet asfalt rezistent ndaj ngricave
Pjesa e parë e aksit rrugor të Qafë-Thanës është rehabilituar dhe tashmë ka nisur vendosja e sinjalistikës rrugore. Punimet janë fokusuar në riasfaltimin e kësaj rruge me anë të një asfalti rezistent ndaj ngricave dhe dëborës.
Punimet e fazës së dytë do të përqendrohen në pjesën e rrugës që vazhdon nga Elbasani në Prrenjas, ku do të merren masa për kalimin e rrugës nga nxënësit e shkollave në fshatin Mengel dhe në Prrenjas.
Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i një trotuari, i cili nis nga ura e Librazhdit në drejtim të fshatrave të parë të kësaj bashkie, duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen e banorëve, ku njëkohësisht do të ketë ndërhyrje për rehabilitimin e 3 pikave të zeza përgjatë segmentit Elbasan-Qafë Thanë.
Tv Klan