Rëndohet bilanci i aksidentit që ndodhi të mërkurën në rrugën e Shëngjinit. Nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën edhe një grua e cila ishte pasagjere në automjetin që u përplas me kamionin.
Viktima tjetër është Zhaklina.H, e cila ndodhej nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Pak minuta pas ngjarjes ndërroi jetë edhe bashkëshorti i saj Paulin Z., i cili drejtonte mjetin.
Ndërkohë ndodhet ende në spital shoferi i kamionit që u aksidentua. Besohet se shkak për ngjarjen është bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.
Klan News