Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 19 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Anjola Hamzaj

Headlines 19 Korrik 2024

Kaos nga kriza e sistemeve kompjuterike ndërpriten aktivitetet në aeroporte, banka e spitale

Mosmpërputhja e një aplikacioni interneti dhe sistemit të rezervimit të të dhënave të Mikrosoft solli kaos në komunikimet online në mbarë botën. Për rrjedhojë shumë aeroporte, banka dhe spitale patën probleme me shërbimet ndaj qytetarëve.

Komuniteti Politik, vitin tjetër në Shqipëri. Rama: Fakt i pozicionit të ri të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian. Kryeministri Rama thotw se mbajtja e kwtij Samiti në Shqipëri eshte një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare ku trajtohet si e barabarte.

Nis në kuvend diskutimi i rivlerësimit të pronave PS-PD ndahen për përqindjen e tatimit

Kuvendi nis në komisione diskutimin e projektligjit për rivlerësimin e pasurive. Socialistët thonë se një nismë e tillë është bërë e domosdoshme për shkak të çmimeve të reja të referencës, ndërsa demokratët kërkojnë ulje të tatimit në 3%.

Zhvaten para e prona, bllokohen dy kompanitë e mikrokredive. Prokuroria: Kishin qëllim kriminal

Sekuestrohen dy kompanitë e mikrokredive që kishin vënë në jetë skemën e mashtruese me kreditë e këqija. Prokuroria e Tiranës thotë se ato që në nisje të aktivitetit tw tyre kishin qëllim kriminal.

Serbia ekzekuton shqiptarin që vrau policin. Beogradi: Po tentonte të ikte në Bosnje

Pas me shume se 30 orësh arrati, policia serbe ka ezekutuar Faton Hajrizin, shqiptarin nga Kosova që dyshohej se vrau një polic serb dhe plagosur një tjetër. Beogradi thote se autori u vra afer Lozincës ne momentin ku po kalonte kufirin drejt Bosnjes.

Trump pranon nominimin për president të SHBA: I jap fund luftrave në botë me një telefonatë

Donald Trump pranoi nominimin e republikanëve për kandidat për president të SHBA-ve. Një fjalim rekord që zgjati 92 minuta ai premtoi ta bëjë sërish amerikën të madhe dhe siguroi se mund t’i jap fund luftrave në botë me një telefonatë.

/tvklan.al