Republikanët janë pranë sigurimit të shumicës edhe në Dhomën e Ulët të Kongresit, çka pritet të vulosë fitoren e gjithanshme në zgjedhjet e 5 Nëntorit.
Numërimi i deritanishëm u jep atyre 214 vende në dhomën e përfaqësuesve, vetëm 4 vende larg shumicës. Ndërsa demokratët deri më tani kanë siguruar vetëm 205 vende.
Në një postim në rrjetin e tij social Truth, presidenti i zgjedhur njoftoi përcaktimin edhe të dy figurave të tjerë të administratës së tij, Tom Homanin në krye të Agjencisë për Menaxhimin e Kufijve.
Për ish-drejtuesin e administratës për migracionin dhe doganat në mandatin e tij të parë presidencial, Tramp tha se ai do të jetë “Car i Kufijve” dhe se ka besim të plotë.
Ndërsa anëtarja republikane e Dhomës së Ulët, Elsi Stefanik, do të jetë ambasadore në Kombet e Bashkuara.
Në një tjetër postim në rrjetin X, Presidenti i zgjedhur u bëri thirrje senatorëve republikanë të mos kundërshtojnë propozimet e tij për drejtimin e Dhomës së Lartë të Kongresit.
Sipas Trumpit, përçarja brenda republikanëve vonon zgjedhjen e kreut të Senatit dhe u krijon mundësi demokratëve të zgjedhin anëtarët e Gjykatës së Lartë, duke rrezikuar epërsinë 7 me 2 të republikanëve.
Të paktën 3 prej tyre, të zgjedhur nga presidentët republikanë, dalin në pension gjatë këtij mandati presidencial, ndërsa një gjykatëse demokrate pritet të dorëhiqet për arsye shëndetësore.
Tv Klan