Pas më shumë se një javë nga rrëzimi i pushtetit, ish-Presidenti Bashar Al-Assad është rishfaqur duke dhënë një mesazh nga Rusia, shteti që i ka dhënë një azil politik. Në mesazhin e tij në rrjetin “Telegram”, Asad ka hedhur poshtë akuzat se e ka tradhtuar vendin, që sipas tij ndodhet në dorë të terroristëve.
“Ripohoj se unë si person që në ditën e parë të luftës refuzova të shkëmbej shpëtimin e kombit tim për përfitime personale, ose të kompromentojë popullin e tij në këmbim të ofertave dhe joshjeve të shumta. Jam i njëjti person që qëndroi përkrah oficerëve dhe ushtrisë në vijën e frontit, pak metra larg terroristëve në fushat më të rrezikshme dhe intensive të betejës . Jam i njëjti person që në vitet më të errëta të luftës nuk u largova, por qendrova me familjen e tij përkrah popullit tim”.
Ish-presidenti bëri të ditur se u evakuua në Rusi nga baza Hmeimim në Siri në mbrëmjen e 8 Dhjetorit pasi u vu nën sulme me dron, duke u larguar nga Damasku atë mëngjes me luftëtarët e opozitës që po afroheshin.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Bashar al-Assad nuk i besoi pothuajse askujt planet e tij për t’u larguar nga Siria. Ndihmësit e tij, zyrtarët nuk kishin asnjë informacion mbi venndodhjen e tij.
Më 8 Dhjetor 2024, rebelët sirianë pushtuan Damaskun pas një avancimi të rrufeshëm që bëri që Assadi të ikte në Rusi, duke i dhënë fund më shumë se 50 viteve të sundimit të familjes Asad.
Tv Klan