Pas takimeve midis diplomatëve të lartë dhe përfaqësuesve të Hayat Tahrir al-Sham, SHBA ka hequr një shpërblim prej 10 milionë Dollarësh për arrestimin e udhëheqësit de fakto të Sirisë Ahmed al-Sharaa.

Ndihmës Sekretarja e Shtetit Barbara Leaf tha se diskutimi me Sharaa ishte shumë produktiv.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit konfirmoi se diplomatët diskutuan ngjarjet rajonale dhe nevojën për të luftuar kundër Shtetit Islamik.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA konfirmoi se delegacioni kërkoi gjithashtu informacion për shtetasit amerikanë të zhdukur nën regjimin e Bashar Al Asadit.

FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ofruar që prej vitit 2013 një shpërblim prej 10 milionë Dollarësh për ata që kanë informacione që çojnë në arrestim të Sharaas, të njohur më parë si Abu Mohammed al-Golani, duke përmendur lidhjet e tij të së kaluarës me grupin terrorist, Al-Kaida.

Sharaa dhe rebelët e grupit të tij, Hayat Tahrir al-Sham, vazhdojnë të jenë në listën e grupeve terroriste nga Uashingtoni.

Përveçse nga SHBA-ja, grupi konsiderohet terrorist edhe nga Kombet e Bashkuara, Turqia dhe Bashkimi Evropian.

Klan News