Mazhoranca dhe opozita e kanë kthyer në një betejë elektorale debatin për rishikimin e buxhetit me aktin e dytë normativ të vitit 2016-të.
Kreu i Ministrisë së Financave, Arben Ahmetaj, shpjegoi para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, se nevoja për rishpërndarjen e fondeve lindi për të mundësuar paketën e solidaritetit, që lidhej me shpërblimin e pensionistëve dhe personave me aftësi të kufizuar, dhe pagesën e borxheve të reja që ka krijuar me palët e treta ministria e Transporteve për punët publike.
Por ish ministri i Financave Ridvan Bode, tha se paketa e solidaritetit kishte vetëm një qëllim: atë elektoral. Për të fondet janë marrë nga arsimi dhe sektorë të tjerë, për të mundësuar shpërblimin në prag të zgjedhjeve.
Në përgjigje të këtyre akuzave ministri i Financave tha se paketa e solidariteti u mundësua nga mirë menaxhimi dhe rritja e të ardhurave, ndërsa Bode akuzoi se kanë ulur fondet për investime publike./ TV KLAN