Analistja Iris Luarasi është shprehur se në akuzat e bëra nga ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj ndaj qeverisë nuk ka parë ndonjë fakt konkret.

E ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Luarasi u shpreh se janë disa elemente që e bëjnë të pabesueshëm Ahmetajn në deklaratat e tij. Sipas saj një nga arsyet është konflikti i interesit, pasi ai është në një proces për azil politik në Zvicër dhe përmes këtyre akuzave po mundohet të mbushë dosjen që t’i tregojë qeverisë zvicerane që ai është një njeri në rrezik.

Iris Luarasi: Sa herë që ka akuza unë mendoj që sigurisht do të ishte mirë që prokuroria do të ishte mirë që t’i hetonte, dhe në këtë rast jo prokuroria e zakonshme, por po flasim për SPAK, por që të niset një hetim duhet të akuzat të jenë serioze të kenë substancë dhe të kenë edhe fakte për më tepër. Unë nuk pashë ndonjë fakt. Është ajo që tha edhe Batoni që në atë intervistë që dha nuk pamë një letër në kamera. Ky emision bëhet me montazh dhe mund të përdorësh montazhin për të treguar faktet që kishte me të vërtetë zoti Ahmetaj. Ne dëgjuam narativën e zotit Ahmetaj, por fakte me sytë tanë nuk pamë.

Gjëja tjetër që e bën të pabesueshëm zotin Ahmetaj është pjesa e konfliktit të interesit që ai ka. Konflikt interesi sepse zoti Ahmetaj është në një proces aplikimi për një azil politik e gjitha kjo në favor të procesit të tij dhe që sigurisht ndihmon edhe palën tjetër që është opozita dhe sigurisht minon edhe pushtetin e Ramës. Kështu që një person që është në këtë proces konflikti interesi do ta besoja më shumë në momentin që e kishte fituar azilin politik dhe pastaj del edhe i bën këto akuza. Kjo më duket përpjekje e tij për të mbushur dosjen dhe për t’i treguar qeverisë zvicerane që ai është një njeri në rrezik.

Një element tjetër pse më duket i pabesueshëm, një njeri që e përdor fjalën ‘më ka lënë kujtesa’, ‘nuk më ka ardhur ende kujtesa’. Ku është fakti dhe besueshmëri dhe çfarë duhet të marri si provë SPAK për të nisur një hetim që vjen nga dëshmia e zotit Ahmetaj.

Ndër të tjera Luarasi u shpreh se ajo do t’a besonte Ahmetajn vetëm nëse ai do të bëhej një dëshmitar i drejtësisë.

“Elementi tjetër nëse do ta besoja vërtetë zotin Ahmetaj do ta besoja nëse ai do të bëhej një dëshmitar i drejtësisë. Kjo do të ishte momenti që e para kjo kërkon që të keshë fakte konkrete që të nisësh hetime”, u shpreh ndër të tjera Luarasi.


/tvklan.al