Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Arben Ahmetaj

Fatjona Mejdini per Arben Ahmetajn

Gazetarja: Arben Ahmetaj ka paguar 150 mijë Euro për lobim në Amerikë

Gazetarja Fetjona Mejdini ka deklaruar se ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj ka paguar 150 mijë Euro për të lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me çështjet e tij penale në Shqipëri, të cilat i konsideron si përndjekje politike. E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, gazetarja Mejdini, duke komentuar akuzat publike të ish-zv/Kryeministrit...

Janar 30, 2025

Deklaratat e Ahmetajt/ Marku: Shantazh ndaj Ramës, grupit të tij dhe drejtësisë

Analisti Mark Marku i cilëson deklaratat e ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia si një shantazh ndaj Kryeministrit Rama, grupit të PS-së, si dhe drejtësisë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Marku thotë se Ahmetaj po bën shantazh për gjetur zgjidhje për situatën e tij.

Janar 30, 2025

“Nuk pashë ndonjë fakt”, Luarasi për akuzat e Ahmetajt: Konflikti i interesit e bën të pabesueshëm

Analistja Iris Luarasi është shprehur se në akuzat e bëra nga ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj ndaj qeverisë nuk ka parë ndonjë fakt konkret. E ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Luarasi u shpreh se janë disa elemente që e bëjnë të pabesueshëm Ahmetajn në deklaratat e tij. Sipas saj një nga arsyet është...

Janar 30, 2025

Thirrje për aleanca dhe akuza, Mejdini: Ahmetaj po mundohet të krijojë një pol brenda PS

Fatjona Mejdini mendon se Arben Ahmetaj nuk është aspak një i penduar dhe akuzat nuk po i drejton te drejtësia duke u bërë bashkëpunëtor i saj. Duke analizuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan rrëfimin e  fundit të ish-zëvendëskryeministrit, gazetarja thotë se qëllimi i tij është të krijojë aleatë dhe të minojë nga brenda Partinë...

Janar 30, 2025
Dashamir Shehi

Dash Shehi për Arben Ahmetajn: Është shkurre që nuk lë gropë, Rama po i përdor

Akuzat publike të bëra nga ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj në adresë të Kryeministrit Edi Rama dhe zv/Kryeministres Belinda Balluku, kanë rihapur debatin për zhvillimet brenda Partisë Socialiste.

Janar 30, 2025

“Nuk mendoj që Ahmetaj është një shenjtor”, Gjekmarkaj: Akuzat e tij nxjerrin në pah tre probleme të mëdha…

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë ku ka hedhur akuza ndaj mazhorancës. Lidhur me këto akuza në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është i ftuar edhe deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj i cili shprehet se sipas tij, Arben Ahmetaj nuk është një shenjtor dhe akuzat e opozitës ndaj tij ndër vite kanë qenë...

Janar 30, 2025

“Ahmetaj është eksponent i Berishës në Zvicër”, Haxhiu: Po luan rolin e zarit të kryedemokratit

Analisti Baton Haxhiu thotë se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj (tashmë në kërkim) po luan rolin e zarit të Berishës teksa shton se është eksponent i kryedemokratit në Zvicër

Janar 30, 2025

Berisha: Shtetit elektoral do t’i përgjigjemi me zemërimin qytetar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha premton një fushatë elektorale të qetë dhe që në bazë të saj do ketë konkurrencën përmes alternativës, ndërsa thekson se me ardhjen në pushtet 100 ditët e para do jenë “ditët e transformimit për Shqipërinë”. Por nëse mazhoranca qeverisëse do të shpalosë atë ai e konsideron shtetin elektoral, atëherë...

Janar 29, 2025
Sali Berisha

Me 8 Shkurt protesta e radhës e opozitës

Më 8 Shkurt në orën 17, Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare kundër qeverisë “Rama”. Kryetari i PD, Sali Berisha tha se rruga e vetme e betejës ndaj mazhorancës, të cilën e konsideron një organizat kriminale, është mosbindja civile. “Partia Demokratike fton me datën 8 Shkurt, protestën më të fuqishme kombëtare që...

Janar 28, 2025

Berisha thërret protestë më 8 Shkurt

Një ditë pas dëshmisë së dhënë nga ish-zv/kryeministri në arrati Arben Ahmetaj për kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij, Sali Berisha thirri me urgjencë mbajtjen e një proteste kombëtare në 8 Shkurt. ”PD me datën 8 Shkurt fton protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria. Për të treguar mospajtimin e plotë me këtë...

Janar 28, 2025