Mickoski: Ndryshimet kushtetuese, temë e mbyllur

Më qëllim që t’u shmanget kritikave për izolim dhe kundër Evropës, Hristijan Mickoski, lider i opozitares VMRO-DPMNE, sot e pranoi ftesën e pushtetit për t’u ulur në tryezën e përbashkët me të gjitha partitë tjera politke në vend.

“Do të vi në takimin e liderëve dhe do ta them me zë, jo përmes komunikatave, se arsyeja më reale për të cilën një takim liderësh ka përmbajtje janë bisedimet për problemet e popullit i cili është i uritur dhe gjithë ilaçi i kësaj janë zgjedhjet parlamentare.”

Mickoski theksi se ulja në tryezën e përbashkët me partitë në pushtet nuk do të thotë apriori pajtueshmëri për ndryshimet kushtetuese, për përfshirjen e Bullgarëve si popull shtetformues në vend, kusht nga Sofja për vazhdimin e procesit aderues me BE-në.

 “Për ndryshimet kushtetuese, kjo është temë e mbyllur, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë.”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski këtyre ditëve u ka dërguar ftesë partive parlamentare për takim të përbashkët liderësh për të ardhmen evropiane të vendit, posaçërisht për rrjedhën e negociatave aderuese dhe hapjen reale të kapitujve, që duhet të ndodhë pas përfshirjes së Bullgarëve si bashkësi në Kushtetutën e vendit. Këtë kusht e imponoi Bullgaria, e cila për dy vite e bllokoi fillimin e negociatave në mes Shkupit dhe Brukselit. 

Tv Klan