Shfrytëzimi i punës prek si punëtorët e huaj ashtu edhe ata vendas në rajon sipas një raporti të Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional që mbështetet në të dhënat e Departamentit të Shtetit.
Sipas këtij raporti, mes viteve 2018 dhe 2023, autoritetet dhe shoqëria civile në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi regjistruan 767 viktima të shfrytëzimit për punë, duke përfshirë punën e detyruar.
Megjithatë në këtë raport thuhet se numri i këtyre rasteve mund të jetë dhjetë deri në 20 herë më i lartë sesa tregojnë të dhënat zyrtare.
Shfrytëzimi i fuqisë punëtore në rajon shënohet nga kompensimi i pamjaftueshëm për orët e gjata të punës dhe kushtet jo normale të punës, veçanërisht në industrinë e ndërtimit, tekstilit, turizmit dhe atë ushqimore.
Janë të zakonshme abuzime te tilla si konfiskimi i dokumenteve personale, kontratat e detyruara për një periudhë të caktuar kohore, abuzimet psikologjike, ndonjëherë të shoqëruara edhe me dhunë fizike apo seksuale.
Pavarësisht progresit ekonomik, rajoni ende përballet me sfida socio-ekonomike, të karakterizuara nga nivele të larta varfërie, papunësi të konsiderueshme të të rinjve dhe ekonomi joformale dhe punë në të zeze.
Në vitin 2023, shkalla e papunësisë në Ballkanin Perëndimor ishte 5.5 pikë përqindjeje më e lartë se në BE. Papunësia e të rinjve në rajon ishte 10.4 pikë përqindjeje më e lartë se në shtetet e BE-së.
Në vitin 2023, në Ballkanin Perëndimor kishte 824 500 persona të papunë, që është 7.3% ose 64 700
më pak se në vitin 2022. Në vitin 2023, në Ballkanin Perëndimor kishte 154 900 të rinj të papunë, Përqindja e punëtorëve pa kontratë formale pune ka rënë, ndërsa përqindja e mosdeklarimit të plotë të të ardhurave dhe pagesave të sigurimeve shoqërore është rritur. Bosnja dhe Hercegovina kishte përqindjen më të ulët të punëtorëve pa kontrata dhe raportimin më të lartë mospërputhjet e pagave.
Gjatë kësaj periudhe rajoni uli nivelet e varfërisë. Deri në vitin 2023, norma e varfërise në Ballkanin Perëndimor ishte 3.99 pikë përqindjeje më e lartë se në BE. Rekomandohet që politikanët dhe sektori privat të promovojnë diversifikimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës veçanërisht për të rinjtë, formalizimin e ekonomisë informale dhe reformimin e programeve të mbrojtjes sociale për të ofruar mbështetje të synuar për familjet më të cënueshme.
Klan News