Aleksia Peleshi, pjesë e sfidave me 5 personazhe në Part Time, nuk i ka shpëtuar pyetjeve të Rudina Dembacaj, as atyre për ish-partnerin e saj Romeo, apo për një partner të ri të mundshëm. E pyetur se kë do të shpetonte nga personazhet e filmit, Romeo dhe Zhuljeta, ajo zgjodhi Zhuljetën. Në pyetjet e shpejta ajo u përball dhe me zgjedhjen mes dy binjakëve, ku ajo zgjodhi Donaldin. E në ritimin e pyetjeve të tjera, Aleksia la të kuptohej se kishte një lidhje të afërt me Malësinë, se përse këtë nuk e dimë.

Rudina Dembacaj: Nëse do të ishte një producent shumë i njohur amerikan ose i Hollywood-it dhe do të propozonte të luaje një film përkrah ish-partnerit tënd, si do reagoje?

Aleksia Peleshi: Po në film pranohet, rëndësi ka mos të bëhet gjë në realitet.

Rudina Dembacaj: Nëse do të jepej shansi që tek filmi Romeo dhe Zhuljeta të shpëtoje njërin, kë do shpëtoje?

Aleksia Peleshi: Zhuljetën.

Rudina Dembacaj: Pashë që ke tatuazh që shkruan ‘Dad’, është dedikuar babit, po një mashkulli që do dashurohesh?

Aleksia Peleshi: E kam pasur, por e kam mbuluar, jo për Romeon.

Rudina Dembacaj: Romeo apo Donald?

Aleksia Peleshi: Donald.

Rudina Dembacaj: Korça apo Vlora?

Aleksia Peleshi: Korça. Po të më pyesje Korça apo Malësia, këtu do kishim…

Rudina Dembacaj: Të pashë që ke një lidhje goxha të afërt me Malësinë, ç’ne?

Aleksia Peleshi: E kam qef.

Rudina Dembacaj: Thjesht e ke qef, apo na ke njohur nga afër si njerëz?

Aleksia Peleshi: Të dyja…

Rudina Dembacaj: Po provove një malësor ose malësore nuk bëhesh me nëse… e kam nga eksperienca këtë./tvklan.al