Edhe pse fillimisht, SPAK nuk i ngarkoi përgjegjësi penale Altin Hajrit, për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prenga, këtë të premte organi i akuzës njoftoi mbylljen e hetimeve dhe e gjeti atë fajtor për pjesëmarrje dhe bashkëpunim me grupin në këtë ngjarje. I shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, ndaj tij rëndojnë 5 janë akuza.
Konkretisht ai akuzohet për “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020 dhe prej gati 3 vitesh trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi ‘Golden’ në Shijak në pronësi të Altin Hajrit, ishte vendi ku ai dyshohet u dërgua i pajetë dhe më pas u transportua për t’u varrosur në një tjetër vend ende i pazbuluar nga policia. Nga hetimet rezultoi se ngjarja u krye për prishje të pazareve të drogës.
Për këtë çështje është dënuar nga gjykata Festim Bizhdili, kopshar i kompleksit ku u regjistrua ngjarja si dhe Olsi Turja, i cili rezultoi se kishte kryer veprime që pengonin zbardhjen e së vërtetës.
Tv Klan