Një aeroplan mallrash që u rrëzua pranë aeroportit Vilnius të Lituanisë mund të ishte rezultat i sabotimit ose një aksidenti.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka bërë të ditur se rrëzimi i avionit të mallrave në Lituani mund të ketë qenë “incident hibrid” me ndërhyrje nga jashtë.

“Tani duhet ta pyesim veten seriozisht nëse ky ishte aksident, apo nëse ishte një incident tjetër hybrid. Së fundmi kemi parë shumë sulme hibride në Evropë, të cilat shpesh në shënjestër kishin individët dhe infrastrukturën, qoftë atë nënujore apo në sipërfaqe”, tha ajo, duke aluduar në këputjen e kabllove të telekomunikacionit në Detin Baltik që për zyrtarët mund të ketë qenë sabotim.

Tre persona në bord mbetën të plagosur dhe një humbi jetën. Zyrtarët lituanez thanë se nuk kishte asnjë indikacion për sabotim deri më tani dhe se nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë gjëje të jashtëzakonshme nga pilotët gjatë kontaktit radiofonik me avionin.

Zjarrfikësit ende nuk kanë zbuluar nëse avioni kishte filluar të digjej sa ishte ende në ajër. Autoritetet janë ende në kërkim të kutive të zeza. Rrëzimi i avionit vjen pas një sërë zjarresh në depot e DHL-së në Britani dhe Gjermani gjatë verës.

The Wall Street Journal citoi zyrtarë të sigurisë duke thënë se pajisjet që u ndezën në korrik në depot e DHL-së në Leipzig dhe qytetin britanik të Birmingemit ishin pjesë e një prove.

Zyrtarë perëndimorë të sigurisë më herët këtë muaj e kanë lidhur këto incidente  me serinë e zjarreve me një operacion të dyshuar rus që kishte për synim avionë mallrash ose pasagjerësh që udhëtonin drejt Amerikës së Veriut. Muajin e kaluar, zyrtarët polakë thanë se katër persona u arrestua si rezultat i hetimit.

Klan News