Të paktën një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një avion  mallrash u rrëzua pranë aeroportit Vilnius në Lituani në orët e para të mëngjesit.

Avioni i cili fluturonte nga Leipzig (Laipcing), Gjermani do të ulej në aeroportin e Vilnius kur ndodhi aksidenti disa kilometra larg pistës. Me pas Boeing 737  përfundoi në një shtëpi banimi.

Pas ngjarje policia njoftoi në një konferencë për shtyp se 12 persona ishin evakuuar nga kjo ndërtesë e cila si pasojë u përfshi nga flakët.

Avioni i cili transportonte mallra ishte i linjës ajrore Seift Air që funksiononte sipas kontratës për DHL, tha kompania në një deklaratë për CNN. Shkaku i rrëzimit nuk dihet dhe autoritetet lituaneze kanë nisur një hetim për aksidentin e rëndë.

Klan News