Një aeroplan është rrëzuar në brigjet e Honduras, duke shkaktuar kështu vdekjen e 12 personave, raporton BBC.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës (17 mars), teksa avioni i linjës ajrore Hondurase-Lanhsa u rrëzua në det vetëm një minutë pas ngritjes nga ishulli Roatan.

Përveçse viktimave, 5 persona të tjerë janë shpëtuar, ndërsa një tjetër ende nuk është gjetur.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj tragjedisë ajrore, por sipas kryebashkiakut të ishullit Roatan, nuk ka të bëjë me motin, pasi kushtet atmosferike ishin të qëndrueshme.

Zyrtari i aviacionit civil, Carlos Padilla, u shpreh se “avioni bëri një kthesë të fortë në të djathtë të pistës dhe ra në ujë”, siç shkruan BBC.

Presidentja e Hondurasit, Xiomara Castro, përmes një postimi në platformën “X”, u shpreh se ekipi i posaçëm është duke punuar intensivisht.

“Zoti i ruajtë jetët e njerëzve”, shtoi Castro më tej.

/tvklan.al