Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump mbrëmjen e të së hënës.

Zënëdhënësi i Kryeministrit Starmer tha se biseda u zhvillua për të informuar Trumpin mbi takimin e tyre me liderat ndërkombëtarë dhe gjithashtu për t’i sjellë në vëmendje se të gjithë duhet të punojnë së bashku për ta vendosur Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Dyshja diskutuan gjithashtu vizitën e sekretarit të tregtisë dhe biznesit të Mbretërisë së Bashkuar në Uashington dhe marrëdhëniet më të gjera tregtare, si dhe sulmet e SHBA kundër Houthi në Jemen.

Ndërkohë këtë të martë pritet që presidenti Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putinin të zhvillojnë një bisedë telefonike për marrëveshjen e armëpushimit me Ukrainën.

/tvklan.al