Pa praninë e ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili po ballafaqohet me akuza për krime lufte në Hagë është mbajtur ceremonia e varrimit të babait të tij Haxhi Thaçi.
Fillimisht janë bërë homazhe nga qytetarë e personalitete të larta nga vendi dhe rajoni.
Nuk ka munguar as delegacioni i Shqipërisë i udhëhequr nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama.
Mungesa e Thaçit në këtë ditë dhe aktakuzat me të cilat po ballafaqohet ai u konsideruan një padrejtësi e madhe politike dhe morale.
Nga Gjykata Speciale e Hagës kanë thënë se nuk mund të japin informacione për ndonjë kërkesë apo vendim konkret në lidhje me ish-Presidentin Thaçi pasi vendimet dhe kërkesat fillimisht janë konfidenciale për shkak të privatësisë dhe sigurisë operacionale.
Gjykata Speciale i kishte dhënë leje Thaçit për të vizituar babanë e tij në spital më datë 13 të këtij muaji ku ai qëndroi për më shumë se tri orë.
Deri më tash dhomat e Specializuara kanë menaxhuar 13 vizita të mbikqyrura në Kosovë për të paraburgosurit.
Tv Klan