Në gjysmën e parë të vitit, dogana shqiptare arkëtoi rreth 7 mld Lekë të ardhura më tepër krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 0,2% më shumë se parashikimi për mbledhjen e këtyre të ardhurave.

Të dhënat e këtij institucioni, tregojnë se produktet e akcizës dhe në veçanti karburantet, kanë dhënë një efekt pozitiv në rritjen e të ardhurave doganore.

Sipas doganave, për periudhën nga Janari në Qershor, në territorin shqiptar kanë hyrë rreth 297 ton karburant të deklaruara për konsum, apo rreth 13 mijë tonë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Rritja e konsumit të karburanteve, si një nga produktet kryesore që ndikon në zinxhirin prodhues, sinjalizon rritje të kërkesës së brendshme e kushtëzuar edhe nga rritja e numrit të turistëve. Sa i takon të ardhurave totale, doganat raportojnë 110 mld Lekë arkëtime, duke tejkaluar me 6.8% të ardhurat e 6 muajve të parë të vitit 2023.

Pas karburanteve, doganat raportojnë rritje edhe të imporit të birrave, kafes e cigarave, mallra të cilat duket se janë ndikuar nga konsumi në rritje që ka sjellë edhe numri i vizitorëve të shtuar në vendin tonë përgjatë këtyre muajve.

Tv Klan