Të ftuar:

Mirilda Tili: Gazetare

Sotira Jankulla: Farmaciste

Rezart Cenaj: Ekspert komunikimi

Enriko Cenko: Pedagog

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Makarona me krem speci

320 gr makarona ( Pene )
500 gr speca të kuq dhe të verdhë
400 gr domate të qeruara ( të grira )
1 qepë
2 degë borzilok
1 thelpinj hudhër
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë

-Për ta servirur
Parmixhano i grirë hollë

Fillimisht vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për ta valuar. Ndërkohë pastrojmë specat dhe i presim ato në shirita të hollë, po ashtu dhe 1 qepë të vogël, e presim në fije. Ngrohim vajin në tigan dhe e aromatizojmë atë më 1 thelpi hudhër të plotë. Shtojmë qepën në tigan dhe e kaurdisim atë për 2 minuta duke shtuar në tigan të qeruara dh të grira ose doamte në kuti ( konservë) i përziejmë më pas shtojmë specat e prerë. I përziejmë mirë dhe rregullojmë shijen me kripë. Vendosim kapakun dhe i lëmë përbërësit e salcës të gatuhen për 10 – 15 min në temperaturën mesatare. Ruajmë për dekor në servirje 4-5 lugë gjelle speca në salcë. Pjesën tjetër të salcës e transferojmë në një enë ku do të kalojmë në blender dhe e kthejmë në krem. Ziejmë makaronat për 10-12 min. Vendosim kremin e specave në tigan, shtojmë në tigan dhe specat që lamë mënjanë i përziejmë. Kullojmë makaronat i shtojmë në tigan + copëtojmë me duar disa gjethe borziloku i përziejmë e më pas. I servirim makaronat në pjatë duke shtuar në fund pak parmixhano të grirë hollë.

Shija e kremviçes e veshur me djathë dhe brumë

1 petë sfoljatë
250 kremviçe ose proshutë
2 lugë gjelle krem djathi
100 gr djathë mozzarela ( për picë )
1 vezë

-Për servirje

50 gr majonezë
40 gr ketchup

Vendosim në tavolinën e punës 1 petë sfoljatë. E nivelojmë atë me rolen dhe me ndihmën e një formë të rrumbullakët me diametër 8-10 cm, bëjmë 8 rrathë. Në qendër të cdo rrethi vendosim 1 copë kremvice, të cilën e lyejmë pak me krem djathi shtojmë mbi të pak djathë të grirë hollë, e mbështjellim role duke fiksuar pjesën tjetër anësore njësoj si mbështjellim një karamele. Më pas i vendosim në një tepsi ku kemi shtuar, letër pjekje i lyejmë me vetë ( të verdhën ) dhe vendosi tepsinë në furrë në temperaturën 200 gradë për 20-25 min. I sherbejmë me majonezë të përzierë me ketchup.

Buxheti në çift/ A duhet të mbajë secili rrogën e tij apo një ekonomi e përbashkët është më efektive?

Kush duhet ta mbajë kuletën në shtëpi, gruaja apo burri?