#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Rudina – Tragjedia në Klos/ Çfarë u bë shkas? Gazetari zbulon detaje të reja
Rudina – Zyrtare: 6 maj, ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III
Rudina – Comodita Home sjell eventin më të madh të uljeve “Garage Sale”. Ulje deri në 72%!
“Flirti” që solli vdekjen e tre personave, Merin Maçi: I ati i vajzës kërkoi të mbeteshin miq
Ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e të mërkurës në qytetin e Klosit, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe të plagosur 2 të tjerë, i ka tronditur të gjithë. Ngjarja dyshohet se ka nisur për shkak të një komunikimi mes dy të rinjve gjimnazistë në rrjetet sociale. I ati i vajzës ka zbuluar këtë komunikim dhe kërkoi të takonte djalin, së bashku me babain e tij për të zgjidhur këtë situatë, takim ky që rezultoi tragjik.
Për të folur për këtë ngjarje ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, gazetari Merin Maçi, i cili tregoi se familjet nuk kishin pasur konflikte të mëparshme, gjithçka nisi kur i ati i vajzës zbuloi komunikimin e dy të rinjve në rrjetet sociale. Sipas tij, kur babai i vajzës u takua me babain e djalit, i kërkoi këtij të fundit “të mbeteshin miq”, duke nënkuptuar një fejesë të mundshme mes të rinjve. I ati i djalit, për shkak të thashethemeve që qarkullonin nuk ka pranuar, gjë shkaktoi të gjithë tragjedinë.
Merin Maçi: Gjithçka ka nisur tre ditë më parë kur i ati i vajzës është vënë në dijeni për këto ngacmime dhe i është drejtuar vajzës duke i kërkuar llogari lidhur me këto biseda që shkëmbente me viktimën Kenado Shira 17-vjeç. Nga ky moment, aty ka patur disa biseda të cilat në fakt kanë qenë ngacmuese dhe nuk kanë patur materiale siç është pretenduar materiale shantazhuese, por vetëm biseda që ndoshta mund të kenë prekur anën emocionale të vajzës, por që kanë ndikuar më pas edhe te i ati i saj. kjo ka qenë pikënisja e një ideje nga i ati i vajzës për t’u ballafaquar me të riun dhe babain e tij. Këto tre ditë vajza nuk ka qenë prezente në shkollë për të shmangur kontaktet me të riun të cilin e kishte në gjimnaz. Dy ditë më parë, i ati i vajzës, përmes vëllezërve të tij ka rënë në kontakt me familjen Shira dhe familjen Hasula, për të sqaruar pikërisht këto ngacmime që kishin ardhur përmes rrjeteve sociale nga dy të rinjtë. Gjithçka ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje. Prindërit janë sqaruar me njëri-tjetrin dhe kur gjithçka dukej e përfunduar dhe e sqaruar siç duhej, i ati i vajzës i ka kërkuar të atit të Kenado Shirës, që të bëheshin miq, që marrëdhënia e dy të rinjve të konsolidohej.
Rudina Magjistari: A pra që të kishte një lidhje mes tyre?
Merin Maçi: Po që të kishin një lidhje. Kjo ndoshta për shkak të zonës së vogël që është atje dhe numrit të vogël të popullsisë, kishte zëra për marrëdhënia e tyre.
Rudina Magjistari: Pra babai i vajzës ka kërkuar një fejesë apo një zyrtarizim të lidhjes së tyre.
Merin Maçi: Për shkak të moshës së mitur të djalit të tij, por edhe për shkak të zërave që qarkullonin thuajse në të gjithë qytezën e Klosit i ati i djalit konkretisht Ilir Shira ka refuzuar një kërkesë të tillë dhe kjo duket se nuk është pranuar nga i ati, autor i dyshuar i ngjarjes Fiqiri Mjeshtri.
“Të martosh vajzën me dhunuesin”, Ina Kollçaku: Baballarët e vajzave heshtin përballë çdo gjëje
Një tragjedi e ndodhur mesditën e të mërkurës në qytetin e Klosit, ka tronditur mbarë opinionin publik. Si pasojë e një konflikti mes fëmijësh, kanë mbetur të vrarë 3 persona e 2 të tjerë të plagosur. Djali 17-vjeçari Kenado Shira, ndërsa babai i tij, Liri Shira ndërroi jetë rrugës për në spital. Autori, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrare ne një nga rrugicat e qytetit. Në këtë masakër mbetën të plagosur dhe babë e bir, Eglantin dhe Renato Hasula.
Përveç bilancit tragjik të ardhur nga kjo histori, ajo që mbetet tronditëse është se edhe sot e kësaj dite është e lehtë të merret jeta e një të mituri vetëm për shkak të “moralit”, apo po për hir të këtij të fundit, vajzat të detyrohen të martohen apo fejohen me atë që mund të jetë dhunuesi i tyre. Psikologia Ina Kollçaku, u shpreh se prindërit e kanë më të lehtë të pranojnë që vajza edhe t’u hedh valium, e të hidhet nga dritarja, se sa vajza të marri leje për të dali nga shtëpia, mjafton që ata të mos kenë dijeni se çfarë po ndodh.
Ina Kollçaku: Ajo që mua më bezdisi më shumë dhe më bëri përshtypje ishte fjalia e të vëllait të personit që kreu vrasjen, i cili tha se i ati kishte thënë “o merre për nuse…”. Çfarë do të thotë kjo? Ne kishim një problem shantazhi, ai realisht mendonte se kishte një shantazh. Çfarë do të thotë kjo? Ti je dakord të martosh vajzën tënde me një dhunues psikologjik, emocional, vetëm se foli. Nëse martohet është në rregull dhe do ishte në rregull nëse do ishte vazhdueshëm në atë shantazh emocional dhe psikologjik. Kjo do të ishte gjëja më e ndershme që mund të bënte personi në atë rast? Kjo nuk më “ndejti” mirë dhe mendoj se kjo është problematika reale, të parit e nderit në formë seksuale. Kur vjen puna te tema që kanë të bëjnë me seksin, personazhet që e bëjnë kanë një sulm të përditshëm dhe nuk është komode të flasësh në televizion. Çfarë kam vënë re në rrethe, prindërit e kanë më të lehtë të pranojnë që vajza edhe t’u ketë hedhur valium e të jetë hedhur nga dritarja, se sa vajza të marrë leje për të dalë nga shtëpia. Mjafton që ata të mos kenë dijeni se çfarë po ndodh.
Rudina Magjistari: Jeta nuk ka rëndësi. Kjo është shumë egoiste. Nuk është punë nderi. Është egoiste.
Ina Kollçaku: Fakti që nëse një dhunues, që dhunon vajzën tënde është në rregull dhe nuk “e vrasim”, kjo është më e trishtueshme se e gjithë ngjarja, kjo është e papranueshme. Sot e kësaj dite, baballarët e vajzave heshtin përballë çdo gjëje, mjafton që vajza të fejohet e të martohet. Kjo është një dramë e madhe. /tvklan.al