#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Historia e Adile Hoxhës, shqiptaro-filipinezja që jeton në Australi

Do të jemi në këtë pjesë të parë me nje personazh me një histori mjaft interesante. Ajo ka lindur në Australi, mamanë e ka Filipinase, babin të arratisur nga Shqipëria, por ajo që e bën edhe më interesante është fakti që është mbesa e Daut Hoxhës, protagonistit të nisjes së luftës Italo-Greke (në vitet 1940-1941) (I cili është vrarë pabesisht në vitin 1940). Nuk mungojnë videot e saj të shumta në rrjete sociale, ku promovon gjuhën shqipe, origjinën e saj gjysmë shqiptare dhe jo vetëm, ndaj pa humbur kohë ne mirëpresim në studion tonë për të na treguar më shumë rreth historisë së saj dhe kësaj dashuri të madhe që ka për Shqipërinë.

12 trendet vintage: Arkitektja jep këshillat se si të dekoroni shtëpinë tuaj

Do të kalojmë në një tjetër temë interesante që ka të bëjë me arredimin e shtëpive, duket se trendet “vintage” janë gjithmonë “aty” kur bëhet fjalë për idetë se si të arredojmë një shtëpi. Do të flasim pikërisht për këto trende të reja vintage që po bëjnë një rikthim le të themi, me një mike të programit, arkitekten, Entela Koja Spahivogli.

Pasqyrë e praruar ose llampadarët/ Detaje për një stil vintage arredimi

Në këtë pjesë të tretë do të ndjekim një insert, ne kemi shkuar në Rrëshen, ku kemi takuar zonjën Drane Fizi, një mjeshtre e punës me dorë. Ajo ka ndarë me ne historinë e jashtëzakonshme të koleksionit të saj me veshje tradicionale të zonës së Mirditës dhe aksesorë mbi 100-vjeçare, të cilat i ka trashëguar nga tre breza. Prej më shumë se 30 vitesh, zonja Drane punon me përkushtim për të ruajtur dhe përcjellë traditën e realizimit me dorë të veshjeve mirditore, duke krijuar punime të veçanta që reflektojnë kulturën dhe historinë e pasur të vendit tonë.