#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Jemi në këto ditë të nxehta të verës dhe ashtu si cdo të shtunë ne do të flasim këtë herë për
një temë mjaft interesante dhe argëtuese, pikërisht për atë që mbeten kryefjala e verës,
pushimet. Por sot do të ndalemi tek pushimet tona të para si prind. Sa të bukura dhe
emocionuese janë, aq edhe të vështira edhe stresuese ndonjëherë, saqë kemi dëgjuar edhe
prindër që thonë se na duhen disa pushime pas pushimeve me fëmijët.
Cilat janë emocionet dhe përjetimet që kanë patur panelistët tanë në këto pushime së bashku
me fëmijët e tyre? Ku kanë preferuar të udhëtojnë dhe si i kanë kaluar pushimet e tyre verore?
Për të folur dhe rrëfyer më shumë mbi këtë temë të bukur le t’i presim pa humbur kohë…
Të ftuar: Nisida Tufa, Marsel Zadrima, Manjola Gjonaj, Sofjana Buhaljoti, Ilir Alimehmeti
Rudina – Pushimet e para si prind, emocionuese edhe sfidë/ Histori personale
Rudina – Pushimet me fëmijët/ Objektet e veçanta në studio nga të ftuarit
Rudina – Pushimet e para me fëmijet/ Pyetjet pikante për të ftuarit