#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Rudina – Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Simbolika, sakrifica dhe reflektimi shpirtëror


Do ta nisim sot programin me Muajin e Shenjtë të Ramazanit, këtë ngjarje të bësimtarëve myslimanë, në të gjithë botën por dhe në Shqiperi sapo kanë filluar Muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Muaji i Ramazanit është një muaj mjaft i rëndësishëm për besimtarët muslimanë, ky muaj i shenjtë i agjërimit, i kushtohet lutjes, meditimit dhe vetëdisiplinës. Për të folur për këtë ngjarje, se ç’është ky muaj si përjetohet çfarë sjell në botën dhe jetën e njeriut, do të flasim më të ftuarit tanë sot!

Të ftuar: Eralda Mazrekun, Freskida Miloti

Rudina – Si “Anora” u bë fituesja e madhe në Oscars 2025?


Triumfuesi më i madh i OSCARS 2025, eshte komedi/drama “Anora”, një film i pavarur i shkruar dhe drejtuar nga Sean Baker. Duke e bërë autorin e parë që ka fituar 4 Oscars dhe i pesti shkoi për Aktoren më të mirë, Mikey Madison.
Por si ia doli ky film të triumfonte, një film I pavaruar, realizuar me një buxhet të ulët, prej 6 milionë dollarë dhe një ekip prej 46 personash. Një triumf i papritur për shumëkënd, për të cilin do të flasim më shumë me të ftuarit tanë…

Të ftuar: Rovena Rrozhani, Klemi Sinakoli

Rudina – Sekreti për të mbajtur aromë të mirë! “Lush Cosmetics” dhe trendet virale të Tik Tok-ut


Në këtë pjesë të emisionit do të flasim pikërisht për produktet e kozmetikës dhe bukurisë, dhe pikërisht për një markë britanike tepër të njohur në të gjithë botën, “Lush Cosmetics”. Një revulucion udhëheqës në fushën e kozmetikës, prej 8 Marsit të vitit të kaluar një nga dyqanet e markës lider Lush Cosmetics e gjejmë edhe në Shqipëri dhe pikërisht në zemrën e Tiranës, në një nga qendrat tregtare në Tiranë, pikërisht në Toptani Center.


Kesaj here ka organizuar një event të veçantë “The power of smelling good” duke krijuar një moment magjik për klientët dhe të ftuarit  të cilët patën mundësi të shijonin një eksperiencë ndryshe. Në qendër të tij ishin Fragrancat me të gjithë gamën e gjërë të linjës së kozmetikës si: body spray, parfume, qirinj kombiuar dhe me një ambient të përsosur elegant, por për të zbuluar më shumë rreth qëllimit të organizimit të këtij eventi dhe fragrancat e Lush të bërë kaq virale në rrjetet sociale kohët e fundit, do të jemi sot me Partneren e Lush në Shqipëri, Françeska Tolaj.

/tvklan.al