#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Historia e pabesueshme e amerikanes Elizabeth Grezda në Shqipëri

Në këtë pjesë të emisionit do të flasim për një temë të rëndësishme, që lidhet pikërisht me një nga përvojat më të bukura dhe emocionuese që njeriu, çiftet apo familjet e reja kalojnë dhe përjetojnë në jetë që lidhet pikërisht me momentin kur marrin lajmin e gëzuar se ata do të bëhen prindër. Por të bëhesh prind jo vetëm është një nga përvojat më të rëndësishme, që njëriu mund të përjetojë në jetë por bashkë me të lindin dhe shumë pikëpyetje dhe sfida të reja. Sot do të flasim, për kurset prenatale si një burim i rëndësishëm informacioni dhe mbështetjeje për prindërit, veçanërisht për nënat e reja që përballen me sfidat e shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës për herë të parë. Do të kemi një të ftuar të veçantë Elisabeth Grezda, një shtetase amerikane që prej gati 20 vitesh jeton në Shqipëri e cila do të na flasë për një projekt të rëndësishëm që drejton “MamiCare Albania”, i cili prej disa vitesh operon në Shqipëri përmes “Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijës”, tek Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” duke ofruar kurse prenatale edukimi, për nënat dhe baballarët e rinj për kujdesin e fëmijës pas lindjes dhe sesi prindrit e rinj të përgatiten emocionalisht dhe fizikisht për ndryshimet që do të sjellë ardhja  në jetë e një fëmije.

Kurset prenatale: Historia e Teas dhe Eraldit, në pritje për t’u bërë prindër

”The Charlotte Cut” – Stili më trend i flokëve për vitin 2025

Në këtë pjesë të emisionit do të flasim për një nga modelet dhe stilet më trend të flokëve këtë sezon për vitin 2025 "The Charlotte Cut". Të gjithë duam të dukemi të bukur dhe të kuruar me vetveten dhe ky duket se është stili i flokëve më i preferuar i momentit për femra për vitin 2025. Viti që lamë pas ishte një nga vitet më kreative për sa i përket krijimit dhe lindjes së trendeve të reja në botën e modës, modeleve e flokëve. I cilësuar si modeli  i flokëve ultra-femëror , “Charlott”  është një nga modelet e flokëve që duke se rikthen stilin e flokëve  me topuzëve tërheqës që ngjajnë me modelet mondane të princeshave. Por për ta na zbuluar më tepër se çfarë është modeli i flokëve “Charlotte” si do të vijë ky stili i ri dhe si mund ta përshtasim për çdo tip floku, por dhe cilat do të jenë disa nga trendet e tjera të flokëve që do të mbizotërojnë këtë sezon për vitin 2025 do të kemi të ftuar sot stilistin e mirënjohur të flokëve Ardi Borova.