Ushtria ruse ka nisur një valë bombardimesh të fuqishme në Alepo, qytetin verior të Sirisë që u mor sërish nën kontroll pas 8 vitesh nga rebelët e grupit Hajat Tahrir al-Sham.
Këto filmime të shpërndara nga të ashtuquajturat “Helmeta të Bardha”, një organizatë humanitare që vepron në Siri, ku duken shkatërrimet nëpër zona të banuara në Alepo dhe Idlib dhe banorë që vrapojnë për të kërkuar ndihmë tek ata.
Militantët e Hajat Tahrir al-Sham morën kontrollin e Alepos dhe detyruan ushtrinë e presidentit Bashar al-Asad të tërhiqej, duke lënë pas mbi 300 të vrarë nga radhët e tyre.
Këto pamje tregojnë momentin kur rebelët që kanë marrë sërish nën kontroll qytetin verior sirian të Alepos rrëzojnë monumentin e Basel al-Asadit, vëllait të presidentit Bashar al Asad.
Hajat Tahrir al-Sham është quajtur grupi i rigrumbulluar pas shpërbërjes së organizatës Al-Nusra, e shpallur si terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Rusia e Turqia. Kjo organizatë humbi kontrollin e Alepos në 2016-ën pas bombardimeve të ashpra ruse kundër Shtetit Islamik në Siri.
Tv Klan